Një nga gjyqtarët më të mirë në Angli u përjashtua nga Liga Premier për shkak të një vendimi kontrovers

11 months ago 27

Federata e Futbollit të Anglisë (FA) ka vendosur të heqë nga lista e gjyqtarëve të Ligës Premier, një prej gjyqtarëve më të mirë të saj, Anthony Taylor.

Taylor ka vite që ndan drejtësinë në ndeshjet më të mëdha në Angli, teksa ka qenë pjesëmarrës edhe në kampionatet botërore dhe evropiane.

Tifozët e futbollit e kujtojnë gjithashtu si gjyqtarin që ndihmoi në shpëtimin e jetës së Christian Eriksen në ndeshjen e Kampionatit Evropian 2021 midis Danimarkës dhe Finlandës.

Statusi i Taylor si gjyqtar në Ligën Premier u dëmtua nga një vendim kontrovers në ndeshjen e luajtur së fundmi midis Wolves dhe Newcastle, kur ai dha një penallti për mysafirët.

Here is the penalty incident that sent Anthony Taylor to the championshippic.twitter.com/5DFYILdZts

— Pope (@popeofficial_) November 3, 2023

Taylor bëri me shenjë për penallti pasi Hwang Hee-Chan rrëzoi Fabian Schar ndërsa ai u përpoq të largonte topin dhe vendimi i tij u mbështet nga VAR-i.

Me një gol nga penalltia, Newcastle kaloi në epërsi me rezultat 2-1 në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa më vonë goli i Hwang i solli Wolves një barazim 2-2 dhe një pikë.

Këtë fundjavë që vjen, Taylor do të ketë rolin e vëzhguesit të gjqytarit në ndeshjen e Championship midis Preston dhe Coventry./Telegrafi/

Read Entire Article