Një nga protagonistët e ndeshjes, Ramadani tejet i emocionuar: Shihemi në Berlin të gjithë!

11 months ago 21
20:53 17/11/2023

Një nga protagonistët kuq e zi të ndeshjes së sotme është Ylber Ramadani. Në një intervistë për gazetarin  e Tv Klan Erion Todhe ai u shpreh më i lumtur se kurrë për këtë arritje historike për Kombëtaren tonë.


“Është ndjenjë e veccantë, jam gëzuar  shumë. Kjo shkon për gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, së pari për familjen time, gruan time, çikën time që po më sheh tani, e përshëndes! Është një ndjenjë që s’do e harroj kurrë në jetën time. Nuk jam ndjerë kaq i emocionuar në gjithë karrierën time deri më sot.”

“Festë të çmendur” e cilësoi atmosferën e krijuar në dhomat e zhveshjes të futbollistëve.

“Ishalla do Zoti ta mbyllim dhe grupin të parët, festë e veçantë. Tifozët sot na dhanë një përkrahje shumë të madhe. Shihemi në Berlin të gjithë!”, përfundoi Ramadani./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article