“Një përfaqësi e opozitës të sqarojë ndërkombëtarët”, Gjekmarkaj në mbledhjen pa media të grupit të PD: Ata e dinë kush është opozita

10 months ago 18

Deputeti Agron Gjekmarkaj, në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD mbajtur dje, ka propozuar që të zgjidhet një përfaqësi nga opozita për të ‘sqaruar ndërkombëtarët’.

Gazetari Osman Stafa, i cili ka zbardhur detajet nga diskutimet pa media, bën me dije se Gjekmarkaj ka deklaruar se propozon  që të ngrihet një përfaqësi e opozitës dhe t’i sqarojë “jemi këtu dhe si e mendojmë ne zgjidhjen”.

“Nuk ka pse të rrimë në pozicione të ngurta, nëse kërkohet një riformulim për komisionet hetimore, mund ta bëjmë atë. Ne na intereson thelbi i gjësë, hetimi, transparenca! Nëse mazhoranca e ka këtë si punën e autokritikës në socializëm ku na thonë thellohuni edhe më, ne gojën nuk e kemi vetëm për të ngrënë, po edhe për t’ja sqaruar opinionit publik e faktorit ndërkombëtar, që ne jemi fleksibël për të realizuar kërkesat tona. Me këtë nuk po them të braktiset protesta. Nëse edhe pas riformulimeve nuk i pranojnë atëherë nuk na pengon askush të rithemi që këta thjeshtë nuk duan. Por gjëja më e rëndësishme e këtyre ditëve për mua ka qënë reagimi i faktorit ndërkombëtar qoftë edhe në mënyrë të kujdesshme në favor të kërkesave opozitare. Ne deri dje kemi kemi patur vetëm deklarata dënimi! Ata po e thonë qartë “kontroll i parlamentit mbi qeverinë”! Këtu qëndron thelbi i çështjes. Unë propozoj që të ngrihet një përfaqësi e Opozitës dhe t’i sqarojë ata pse jemi këtu dhe si e mendojmë ne zgjidhjen. Dialogu me partnerët, për mua, është tejet i rëndësishëm dhe duhet të investohemi në këtë drejtim. Edhe për ata është e qartë kush është opozita dhe me deklarimet e tyre pranohet kriza. Ne duhet të insistojmë që zgjidhja e krizës e rikthen parlamentin në normalitet dhe e bën atë funksionues. Rikthimi tek fjala është e rëndësishme sa rifitimi i të drejtave”, ka thënë ai.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article