Një ‘revolucion’ i ri në futboll: Po vjen kartoni portokalli, atë do ta jap gjyqtari i katërt

10 months ago 19

Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) ka konfirmuar se, përveç kartonëve të kuq dhe të verdhë,  së shpejti në futboll do të vijnë edhe kartonët portokalli, të cilët sjellin pezullime të përkohshme.

Konkretisht, ideja e suspendimit të lojtarëve për shkelje taktike dhe sjellje të pahijshme, u diskutua dhe u mbështet nga kjo shoqatë në takimin e saj vjetor të biznesit në Londër.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i Komitetit të Arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collina, i cili është pjesë e komisionit teknik të IFAB-it dhe tha se temat e propozuara do të përfshihen edhe në nivel profesional.

Ky ndryshim i rregullit dhe testimi i tij do të rekomandohet në mars në asamblenë e IFAB në Glasgow dhe sipas informacioneve pranë vendimmarrësve, me shumë gjasa do të miratohet.

Përndryshe, një karton portokalli do të nënkuptonte një pezullim prej disa minutash, ndoshta dhjetë, pas së cilës lojtari i ndëshkuar do të kthehej në fushë.

Është interesante se kartoni portokalli nuk do të ipej nga gjyqtari në fushë në fushë, por do të ipej në tabelën elektronike të gjyqtarit të katërt.

Sipas raportimit të mediave në Angli, testimi i rregullave të reja mund të fillojë në Ligën Premier që nga fillimi i sezonit 2024/2025./Telegrafi/

Read Entire Article