Një tjetër ‘betejë’ mes Real Madridit dhe PSG-së, kësaj radhe për shërbimet e yllit të Lille

8 months ago 9

Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini pritet që të ‘luftojnë’ me njëra-tjetrën për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit francez Leny Yoro.

Afati i ardhshëm veror pritet të jetë mjaft i ngarkuar dhe njëri nga lojtarët që ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane është 18-vjeçari Leny Yoro që luan tek Lille.

Yoro llogaritet nga shumë persona si një ndër talentët më premtues në futbollin evropian dhe tashmë me çështjen Kylian Mbappe që i ka bërë të tensionuara raportet mes PSG-së dhe Real Madridit, këto dy ekipe tashmë do të nisin një ‘betejë’ tjetër, kësaj radhe për shërbimet e tij.

Sipas Diario AS, klubi madrilen e ka përcjellur Yoron tash e disa muaj dhe stafi teknik i klubit ka vetëm raporte të mira për të.

Në anën tjetër, PSG kishte tentuar që të siguronte nënshkrimin e tij gjatë afatit të janarit, por Yoro e përjashtoi mundësinë për t’u larguar nga Lille në mes të sezonit.

Sidoqoftë, klubi francez do të përballet me një pengesë të madhe në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Yoron.

Lille po heziton që ta shesë yllin e tyre tek rivali direkt për titull, pasi presidenti i klubit, Olivier Letang, preferon që ta shesë atë jashtë vendit sesa ta pranojë kalimin e tij tek PSG, duke marrë parasysh historikun e përballjeve mes këtyre dy ekipeve.

Klubi francez i ka vendosur një çmim prej 60 milionë eurosh sensacionit francez, por Real Madridi dhe PSG-ja për të siguruar shërbimet e tij do të duhet të mposhtin edhe konkurrencën e Manchester United./Telegrafi/

Read Entire Article