“Njerëzit thonë ç’i duam aeroportet, duam bukë!”, Rama batuta nga konferenca me gazetarët: Kjo nuk ka munguar as në kohën e Skënderbeut

9 months ago 19

Nuk kanë munguar as batuta nga konferenca e kryeministrit Edi Rama me gazetarët.

Në përfundim të takimit, Rama u shpreh se shumë njerëz shprehen se ‘ç’na duhen ne investimet, aeroportet, hotelet me 5 yje’, ne duam bukë’, ku tha se buka nuk ka munguar as në kohën e Skënderbeut.

“Në lidhje me investimet në Lezhë, shumë kush thotë se ‘ç’na duhen ne investimet, aeroportet, hotelet me 5 yje’, ne duam bukë’. Mirë po bukë… Bukë s’u ka munguar as në kohën e Skënderbeun, kjo është ekonomia, sjell sa më shumë njerëz ku fitojnë të gjithë zinxhirë. Unë jam shumë optimist e Lezhës.”, u shpreh Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article