Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi nga Kuvendi se opinioni publik është i shqetësuar për ‘babëzinë’ e kësaj qeverie.
Noka tha se opinioni publik është i shqetësuar sepse nuk ka një qeveri.
“Opinioni publik është i shqetësuar që nuk ka një qeveri, por ka një organizatë kriminale që vetëm vjedh.
Është i shqetësuar për inceneratorët që kanë thithur miliona euro dhe nuk po hetohen nga drejtësia. Është i shqetësuar sepse ju keni shkelur drejtësinë dhe thoni drejtësia jemi ne. Jeni unik sa i përket babëzisë.”, tha Noka.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb