“Non grata ndaj Berishës po merr vëmendje edhe nga demokratët”, Ilda Zhulali: Pse skandali i Charls Mcgonigal e zhvleftëson vendimin e DASH

9 months ago 7

Ilda Zhulali, drejtuese e departamentit të marrëdhënieve me jashtë në Partinë Demokratike,  tha në “Open” në News 24, se skandali i Charles Mcgonigal zhvleftëson nongratën ndaj Sali Berishës.

“Transparenca është kyç dhe këtë nuk e ka kërkuar vetëm zt.Berisha. Një nga kongresmenët amerikan i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Shtetit të vihet në dijeni të fakteve për zt.Berisha. Ia ka kërkuar disa herë me shkrim. Rasti i zt.Berisha po vetë ekspozohet në një mënyrë tjetër dhe po merr një rishikim jo vetëm nga Republikanët por edhe Demokratët, përmes çështjes së Mcgonigal.

I kapur në korrupsion me kryeministrin shqiptar për të goditur opozitën e vendit të tij mendoj se e demanskon rastin e zt. Berisha dhe non gratën e tij. Ai ka pranuar akuzën. Ai ka pranuar fajësinë për të gjitha pyetjet e bëra. Kjo është çështja ligjore. Ajo po ndiqet në Kongresin amerikan dhe nuk shpëtojë jashtë vëmendjes dhe do të sjellë një rishikim të nongratës së zt.Berisha”, tha Zhulali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article