Notat e lojtarëve, Atalanta 3-0 Marseille: Gjimshiti prej më të mirëve në fushë

5 months ago 14

Atalanta ka fituar ndaj Marseilles me rezultat 3-0 për të kaluar në finalen e Ligës së Evropës, ku Berat Gjimshiti luajti për 90 minuta.

Ademola Lookman, Matteo Ruggeri dhe El Bilal Toure shënuan golat për Atalanta në këtë fitore historike.

Lookman (8.3) dhe Ruggeri (8.1) ishin më të mirët në fushë, ndërsa pas tyre vjen Berat Gjimishit me notën 7.5, sipas SofaScore.

CHIUDETE LE VALIGIE, ANDIAMO A DUBLINOOOOO ✈️

PACK YOUR BAGS, WE'RE GOING TO DUBLIN ✈️#AtalantaOM #UEL #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/f2yv9PydVo

— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) May 9, 2024

Mbrojtësi shqiptar luajti 90 minuta, duke larguar gjashtë herë topin nga zona dhe duke bllokuar një goditje të kundërshtarëve.

Ai fitoi pesë duele në tokë dhe katër në ajër, ndërsa kishte 60 prekje të topit dhe 40 pasime të sakta.

Berat Gjimshiti tregoi edhe njëherë vlerat e tij prej një mbrojtësi të nivelit botëror.

Notat e lojtarëve të Atalantas dhe Marsilles

/Telegrafi/

Read Entire Article