Notat e lojtarëve, Napoli 0-1 Inter: Lautaro dhe Pavard më të mirët

9 months ago 18

Inter ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Napolit dhe tani do të rikthehen në Itali me trofeun e parë të sezonit.

Dy lojtarët më të dalluar në këtë duel për Interin ishin padyshim dyshja Benjamin Pavard dhe Lautaro Martinez.

Mbrojtësi francez përveç se ishte i pakalueshëm në mbrojtje, asistoi edhe tek goli i fitores në minutën e 91-të për Lautaron.

Pavard për performancën e tij fantastike u vlerësua me notën 8.3 nga SofaScore, ndërsa Lautaro Martinez mori një 7.8.

LAUTI FOR THE WIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIN 🐂🏆🖤💙#ForzaInter #SupercoppaItaliana pic.twitter.com/xH5dBtyN9U

— Inter (@Inter) January 22, 2024

Me notë të lartë u vlerësua edhe mesfushori turk Hakan Calhangolu i cili u vlerësua me notën 7.8.

Tek Napoli lojtari më i vlerësuar ishte Pierluigi Gollini i cili mori një 8.0., ndërsa pas tij u vlerësuan edhe Giovanni Di Lorenzo (7.3) dhe Stanislav Lobotka 7.1.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili mori notën 6.7.

Dështimi i ndeshjes befasisht doli të jetë Marcus Thuram i cili u notua me 5.8.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:

/Telegrafi/ 

Read Entire Article