“Nuk e meritonim humbjen”: Arteta shpjegon se çfarë shkoi keq kundër Fulham dhe West Ham

9 months ago 8

Duke folur përpara ndeshjes së së dielës në FA Cup me Liverpoolin, Mikel Arteta ka thënë se Arsenali nuk ishte në nivelin e tij më të mirë kundër West Ham dhe Fulham.

Topçinjtë pësuan humbje të njëpasnjëshme ndaj dy rivalëve të tyre londinez pasi u mbajtën në Anfield.

“Ne nuk ishim në nivel. Nuk ishim mjaftueshëm të mirë. Unë nuk mendoj se e merituam ta humbnim ndeshjen, por nuk bëmë mjaftueshëm për ta fituar atë”.

“Nuk e kam parë skuadrën të bëjë atë që bëmë ne në periudha të caktuara”, ka thënë Arteta.

Skuadra e Artetës aktualisht është e katërta në Ligën Premier, pesë pikë prapa liderit Liverpool./Telegrafi/

Read Entire Article