“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

5 months ago 12

Kartoni i kuq i Ronald Araujos rezultoi të ishte vendimtar në kualifikimin e Paris Saint Germain në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, teksa për episodin është kthyer të flasë edhe sulmuesi i francezëve, Bradley Barcola.

Pikërisht ai ishte ndalur nga Araujo, që i kushtoi përjashtimin që në pjesën e parë.

Sulmuesi i talentuar i PSG-së ka rrëfyer edhe rrjedhën e aksionit që i kushtoi shtrenjtë mbrojtësit të Barcelonës, por që përfitoi shumë ekipi i tij.

🤔| Do you think in La Liga, Araujo would have gotten a red card for this challenge on Barcola? pic.twitter.com/li4LGVZzMi

— LF (@LiteFooty) April 17, 2024

“E pashë Araujon që po vinte me shumë shpejtësi për të më arritur dhe menjëherë vendosa të futem në qendër për t’i prerë rrugën”.

“Isha i bindur që me atë lëvizje ai do të më bënte faull, pasi nuk ndalonte dot, aq shpejt sa po vraponte”.

“Pra më shumë se gabim i Araujos, ishte një vendim i mirë i imi, në lojën një kundër një”, ka thënë Barcola. /Telegrafi/

Read Entire Article