Nuk ka fitues në Chelsea-Liverpool

1 year ago 28
Reklamë
23:15 13/08/2023

Totenham barazon 2-2 në transfertë me Brentford

Ka përfunduar pa fitues ndeshja kryesore e javës së parë të Premier Ligës. Sfida në “Stamford Brixh” midis Chelsea dhe Liverpool ka përfunduar në barazim 1-1.

Në fillim të takimit Liverpool është shfaqur më dominues. Skuadra e Jurgen Klop ka krijuar rastet më të mira me Salah, derisa gjeti golin e avantazhit me anë të Luis Diaz në minutën e 18-të. Të kuqtë vazhduan të kërcënonin portën e vendasve madje dy minuta më vonë Salah shënon por VAR e anulon golin për pozicion jashtë loje. Me kalimin e minutave Chelsea e balancon lojën dhe në minutën e 37-të edhe rezultatin me goli e shënuar nga Disasi. Pak minuta më pas vendasit festuan edhe një gol të dytë por VAR e ka anuluar edhe këtë për pozicion jashtë loje.

Pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar, edhe pse të dy skuadrat nuk reshtën së sulmuari me dëshirën për të fituar ndeshjen. Gjithsesi, nuk kishte më gola të tjerë dhe të dy ekipet u desh të kënaqen me nga një pikë.

Barazim ka përfunduar edhe ndeshje tjetër e Premier Leagues që u luajt këtë të dielë. Brentford dhe Totenham janë ndarë më rezultatin 2-2. Edhe në këtë sfidë të gjithë golat janë shënuar në pjesën e parë. Totenham pas shumë vitesh pa Harry Kane në krye të sulmit u paraqit me lojë të mirë sulmuese, por dëmtimi i Romeros la hapësira në mbrojtje.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article