Nuk ka fitues në derbin mes Prishtinës dhe Llapit

11 months ago 30

Prishtina dhe Llapi kanë barazuar 2-2 në kuadër të kryendeshjes së javës 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja më mirë filloi nga vendasit, që kërkonin të kalonin herët në epërsi, mirëpo luanin me kujdes maksimal.

Goli i parë për Prishtinën u shënua nga Jalen Blesa në minutën e 28-të nga penalltia për rezultatin 1-0.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta pati një skenar tjetër.

Me të nisur 45 minutat e dytë, Prishtina mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Muhamedin Useini u ndëshkua me karton të kuq.

Këtë epërsi numerike në fushë e shfrytëzoi Llapi, duke shënuar dy gola të shpejtë.

Ishte minuta e 54-të e takimit, kur Muhamet Hyseni realizoi për 1-1, duke ndezur edhe më shumë sfidën.

Hyseni (68’) ishte sërish në listën e realizatorëve, kur përmbysi shifrat në 2-1.

Mirëpo, përkundër se ishin me dhjetë lojtarë në fushë, Prishtina ia doli t’i barazonte shifrat në 1-1 me golin e Belsas që u shënua në minutën e 77-të.

Pas javës së 13-të, Llapi gjendet në vendin e tretë me 22 pikë, aq sa ka edhe Drita, ndërsa Prishtina në të pestin me 17 sosh – aq sa kanë grumbulluar edhe Malisheva e Dukagjini. /Telegrafi/

Read Entire Article