Nuk ka të ndalur Zhegrova, shënon gol të jashtëzakonshëm në fitoren e Lille

9 months ago 20

Lille ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Lorientit, në kuadër të xhiros së 20-të në elitën e futbollit francez.

Një ndër lojtarët më të mirë në fushë për ekipin francez ishte edhe sulmuesi kosovar Edon Zhegrova, i cili shënoi një gol fantastik në çastet e fundit të ndeshjes.

Po luhej minuta e 93-të kur Zhegrova me një goditje nga një distancë e largët arriti të mposht portierin kundërshtar për rezultatin 3-0.

Ky ishte goli i dytë i Zhegrovës në këtë edicion të ri të garave në Ligue 1, teksa ai numëron edhe katër asistime.

edon zhegrova medames et monsieur. pic.twitter.com/cC0xyN9qzJ

— 21. (@mvngvkyo) January 14, 2024

Forma e lartë e Zhegrovës këtë sezon me Lille ka rënë në sy të shumë ekipeve evropiane, ku një ndër ekipet që raportohet se ka shprehur interesim për të është Real Sociedadi.

24-vjeçari ka kontratë me Lille deri në vitin 2026 dhe momentalisht vlera e tij në treg sipas Transfermarkt qëndron rreth 10 milionë euro./Telegrafi/

Read Entire Article