“Nuk kam përgjegjësi penale”, Mediu del nga seanca për “Gërdecin”: Erdha për respekt të gjykatës, nuk e zhbëj dot atë që ndodhi

10 months ago 26

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Mediu ka folur për mediat pas përfundimit të seancës në GJKKO lidhur me hetimin mbi tragjedinë e Gërdecit.

Mediu u shpreh se u paraqit sot në gjykatë në respekt të saj dhe për shkak se dëshmitarët që rrëfyen sot ishin ish-bashkëpunëtorë të tij gjatë kohës kur shërbente si ministër i Brendshëm.

Sakaq ai përsëriti se nuk ka asnjë përgjegjësi penale lidhur me rastin dhe u shpreh sërish se nuk mundet të zhbëjë atë që ndodhi, por bëri thirrje për një proces të ligjshëm dhe të barabartë për palët.

“Unë erdha sot sepse kishte dëshmitarë që kanë punuar me mua dhe kanë ndjekur urdhrat e mi. Dëshmitarët e mëparshëm nuk kanë pasur lidhje me punën e ministrit të Brendshëm. Erdha sot në respekt të gjykatës dhe duke shprehur ndjesën time për familjarët për atë që u ndodhi. Unë nuk e zhbëj dot më atë që ka ndodhur dhe kërkoj ndjesë. Ky proces duhet të jetë i ligjshëm dhe i barabartë për palët”, u shpreh Mediu mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article