Nuk kanë fund telashet për futbollistin izraelit, tani arrestohet nga autoritetet turke

9 months ago 17

Sagiv Jehezkel është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Turqisë pasi bëri një festim skandaloz pasi shënoi gol në ndeshjen Antalyaspor – Trabzonspor.

Futbollisti izraelit realizoi golin e barazimit në minutën e 68-të, derisa bëri një festim skandaloz duke shkruar në fashën e dorës flamurin e Izraelit si dhe 100 ditë duke shkruar datën e fillimit të sulmeve.

Autoritetet turke kanë arreston futbollistin izraelit Sagiv Jehezkel, të klubit të futbollit, Antalyaspor.

Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, tha të dielën në mbrëmje se shtetasi izraelit po hetohet lidhur me akuzat e mundshme për “nxitje të hapur të publikut për urrejtje dhe armiqësi”. Përmes një postimi në X – që më herët njihej si Twitter, Tunc tha se Jehezkel ishte përfshirë “në një gjest të shëmtuar në mbështetje të masakrës izraelite në Gazë”.

Pasi shënoi golin e barazimit kundër klubit Trabzonspor, futbollisti 28-vjeçar shfaqi një fashë të lidhur në kyçin e dorës ku shkruhej se janë bërë 100 ditë që kur pengjet u rrëmbyen më 7 tetor.

Ky gjest u vlerësua si provokues në Turq, ku ka një kundërshtim të madh të publikut me veprimet ushtarake të Izraelit në Gazë dhe ku ka mbështetje të madhe për palestinezët.

📌 Kamuoyuna Duyurulur!

Bugün oynadığımız Trabzonspor karşılaşmasında, Sagiv Jehezkel’in, Antalya’mın, Antalyaspor’umuzun ve ülkemizin hassasiyetlerine aykırı bir davranış içinde bulunduğunu üzüntü ve şaşkınlık ile takip ettim.

Kulübümüz resmi sosyal medya hesaplarında gol… pic.twitter.com/1jxA2dcKP0

— Bitexen Antalyaspor (@Antalyaspor) January 14, 2024

Klubi Antalyaspor e ka pezulluar Jehezkelin nga ekipi dhe njoftoi se po bisedohet me avokatët e klubit për të shkëputur kontratën me futbollistin izraelit.

Pas festës së Jehezkelit, tifozët turq kanë ngritur zërin me mesazhin se një sjellje e tillë është e papranueshme dhe kanë kërkuar që lojtari izraelit të depërtohet nga Turqia. /Telegrafi/

Read Entire Article