Nuk luajti fare, por Bellingham me gjestin e tij me fëmijën e topave ka shtuar miliona fansa nëpër botë 

9 months ago 29

Futbollisti më i mirë i Real Madridit, Jude Bellingham, nuk luajti mbrëmë ndaj skuadrës Arandina në fazën e 16-të të Kupës së Mbretit të Spanjës, por megjithatë bëri lëvizjen e ndeshjes.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, vendosi ta marrë Bellinghamin në ndeshje, por duke mos e aktivizuar fare pasi nuk ishte nevoja që të përdorej anglezi ku Real Madridi fitoi 1-3.

Mbrëmë në qytetin e vogël Aranda de Duero ishte jashtëzakonisht ftohtë, ndaj futbollistët e Realit ishin ulur në pankinë me xhaketa të trasha, të mbështjellë me batanije dhe disa prej tyre kishin kapele në kokë.

Gjatë lojës, Bellingham vuri re se top-mbledhësi i ri që ndodhej pranë stolit të Realit po dridhej nga i ftohti dhe vendosi të reagojë.

Fillimisht e ka thirrur që të afrohet, por djali nuk ka reaguar. Pastaj Bellingham u ngrit nga stoli, shkoi te djali dhe e mbështolli një batanije rreth tij dhe e ndihmoi të ngrohej.

Kjo lëvizje la në hije çdo gjë që bashkëlojtarët e Bellingham bënë në fushë, pasi anglezi po konsiderohet se ka bërë gjestin më të bukur në ndeshje pa luajtur fare.

Jude Bellingham ve que el recogepelotas tiene frío y le da su manta 😍🥹✨

pic.twitter.com/zPZbC3Mmxp

— Real Madrid Fans 🤍 (@MadridismoreaI) January 6, 2024

Gjesti i anglezit është bërë viral në rrjetet sociale dhe Bellingham me këtë që bëri ka shtuar miliona fansa nëpër botë.

Reali mundi Arandinan 3:1 me golat e Joselu, Brahim Diaz dhe Rodrygo dhe vendasit shënuan një gol ngushëllues në minutën e fundit kur Nacho Fernandez realizoi autogol. /Telegrafi/ 

Jude Bellingham giving a ball-boy his blanket because he was cold. 🤍 pic.twitter.com/g1F8TuAUWN

— TC (@totalcristiano) January 6, 2024

Read Entire Article