Nuk mjafton paraqitja spektakolare nga Antetokounmpi, Bucks mposhten në udhëtim te Rockets 

9 months ago 23

Houston Rockets është përkujdesur për befasinë e mbrëmjes në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Skuadra nga Teksasi ka arritur fitore befasuese ndaj Milwaukee Bucks në sfidën e zhvilluar në Toyota Center me katër pikë diferencë 112:108.

Dy çerekët e parë ishin vendimtar në fitoren e Rockets të cilët krijuan epërsi të thellë prej 20 pikëve, dhe përkundër përpjekjes së madhe nga mysafirët nuk ndodhi mrekullia për tu rikthyer.

The East:

Knicks win their 4th in a row!

For more, download the NBA App: 📲 https://t.co/wV1YsrFUXw pic.twitter.com/LeBp6SFvdv

— NBA (@NBA) January 7, 2024

Më meritori për fitoren e Rockets ishte talenti turk Alperen Sengun i cili e mbylli ndeshjen me 21 pikë, 11 kërcime e katër asistime.

Të dalluar pas turkut ishin edhe Jalen Green e Jeff Green që shtua nga 16 pikë në fitoren e Rockets.

Nga ana tjetër për Bucks më efikasi ishte si gjithmonë ylli grek Giannis Antetokounmpo që pati paraqitje spektakolare me 48 pikë, 17 kërcime dhe dy asistime. /Telegrafi/ 

Read Entire Article