Nuk mjafton vetëm Mbappe, Real Madridi bëhet gati edhe për tri transferime të tjera

3 months ago 7
Reklamë

Real Madridi raportohet se po bëhet gati për tri transferime të tjera pasi të njoftojnë zyrtarisht nënshkrimin me Kylian Mbappe.

Teksa po mungon vetëm njoftimi nga ana e klubit, 25-vjeçari pritet që të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare dhe t’i bashkohet kampionit të Evropës më datë 1 korrik kur t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin.

Përveç faktit se do të jetë njëri prej lojtarëve më të paguar në ekip (12.8 milionë euro në vit), Mbappe gjithashtu pritet të fitojë një bonus nënshkrimi në vlerë prej 86 milionë eurosh.

Sidoqoftë, përkundër faktit që ai dhe braziliani Endrick do t’i bashkohen Real Madridit këtë verë, ‘Los Blancos’ nuk do të ndalen më kaq.

Toni Kroos po pensionohet por Luka Modric dhe Lucas Vazquez po qëndrojnë, ndërsa është planifikuar që të bëhen edhe tri transferime të tjera.

Sipas Fabrizio Romanos, Real Madridi e admirojnë Alphonso Davies të Bayernit, i cili ka shënuar gol ndaj tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ata gjithashtu pëlqejnë edhe dy yjet Leny Yoro dhe Franco Mastantuono, që aktivizohen tek Lille dhe River Plate respektivisht, në përpjekje për të ndërtuar një super skuadër për të ardhmen.

Mbetet të shihet se çfarë premton e ardhmja për Real Madridin, por e sigurt është se Carlo Ancelotti do ta ketë të vështirë që ta zgjedhë formacionin startues për sezonin e ardhshëm shkaku i kualitetit të madh që posedon në ekip./Telegrafi/

Read Entire Article