Nuk mori pjesë në punimet e Samitit, Begaj do të presë Macron në vizitën zyrtare në Shqipëri. Zbardhet agjenda e plotë

1 year ago 46

Balkanweb app Get it on Google Play

Presidenti francez Emanuel Macron do tu bashkohet punimeve të Samitit të Berlinit pasditen e të hënës së 16 Tetorit për të vijuar me vizitën zyrtare në Shqipëri.

Sakaq, është zbardhur agjenda e takimit të ditës së nesërme ku thuhet se do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Agjenda e plotë:

Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Nesër më 17 tetor 2023 Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë:

8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.

-Interpretohet himni kombëtar francez;

-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;

-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;

-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.

Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article