“Nuk mund të shantazhojë qeverinë me pengje njerëzore”, Braçe shpërthen kundër Kurum: Iku koha kur përfitonte në kufijtë e monopolit

2 months ago 33

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, ka shpërthyer sot ndaj kompanisë “Kurum”, në lidhje me debatin e shkaktuar së fundmi mbi mbetjet toksike nga Azia dhe Tajlanda.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se kjo kompani nuk duhet toleruar më dhe nuk mund të lejohet të shantazhojë qeverinë me pengje njerëzore.

Socialisti shton se kjo kompani ka përfituar shumë, me pa të drejtë, deri në kufijtë e monopolit, por kjo duhet të marrë fund.

Postimi i plotë:

“Kurum nuk mund të marrë peng punëtoret! Kurum nuk mund të shantazhojë edhe një herë qeverinë-me PENGJE NJERËZORE! Kurum duhet ti nënshtrohet ligjit, t’i përgjigjet autoriteteve sipas ligjit, të çlirohet apo mbajë përgjegjësi në përputhje me ligjin! Asgjë më pak e asgjë më shumë! Punëtorët nuk hyjnë në këtë mes. Madje me punëtoret Kurum po bën krim edhe ky duhet hetuar!

E ka bere edhe një herë më parë këtë shantazh kur shpalli falimentin për ti ikur hetimeve për evazion fiskal, jo më! Kurrë më! Nuk mundet një kompani të marre peng punëtoret e të shantazhojë qeverinë me ta! Nuk duhet toleruar!

Po, ka qenë e privilegjuar e ka përfituar në mënyrë klienteliste-për mua të padrejtë, në energji, porte e metalurgji-deri në kufijtë e monopolit, por ajo kohë ka mbaruar!

Në anë tjetër, qeveria ka marrë vendimin e duhur për të mos pranuar këtu, mbetjet e dyshuara si te rrezikshme! Qeveria i ka dhënë prioritet hetimeve dhe analizave dhe kjo është rruga! Përgjigje për ata që siç me një lodër kineze që nuk bënë analizë biologjike e kimike të produktit damkosën frutat e perimet, po njësoj kanë shpallur mbetje të rrezikshme duke shërbyer vetë si laborator, përgjigje dhe për gjithë aradhen e politiqenëve që deri dje ulërinin për importin e mbetjeve që nuk ekzistonte, sot ulërijnë për eksportin e mbetjeve që duhet provuar në janë të rrezikshme apo jo!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article