Pësojnë defekt sahatet e ujit në një pallat në lagjen nr 4 të qytetit.
Si pasojë e djegies së sahatëve ka prani të madh të tymit.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se nga paniku, banorët kanë dalë jashtë, ndërkohë që po ndërhyhet për të pastruar të gjithë ambientin.
Ndërsa Drejtoria e Ujësjellësit do të bëjë ndërprerjen e ujit deri në rregullimin e plotë të sahateve të djegur.
Banorët thanë se kanë parë tym fillimisht, në korridor jashtë, pastaj kanë hapur dyert e ujësjellësit, ku kalojnë tubat e ujit. Ato kanë shtuar se u lajmërua zjarrfikësja, e cila erdhi për pak minuta. Tani është “mbytur” gjithë pallati nga uji, janë çarë të gjitha tubat, ujin e kanë ndërprerë dhe kanë mbetur të gjithë banorët jashtë. “Lart nuk hyn dot nga tymi, kati i 4 nuk hyn dot, nuk duket fare”, tha një banor.
Një tjetër banor ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen. “Shpërthyen tubat e ujit, u çanë, u mbush dynjaja me ujë. Lart dilte tym, por s’e dimë se ku. Ne vetëm kur na thanë dilni jashtë. Kemi lajmëruar zjarrfikësen, erdhën ata, u mbyll uji, drita nuk kemi, tashi nuk e dimë si do vazhdojë”.
Ndërsa një banor i tretë deklaroi: “Ra zjarri lart në katet lart dhe shpërthyen tubat e ujit. Banorët e kateve sipër ishin më të rrezikuarit, ne dolëm jashtë në moment”, deklaroi qytetari.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb