“Nuk na linte dhimbja që na e bënte ngërç frymën”, si e përkujtojnë Sokol Olldashin vëllai dhe e ëma

10 months ago 46

Balkanweb app Get it on Google Play

Ardian Olldashi, ka përkujtuar 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të vëllait të tij, Sokol Olldashi me një thënie të James Dean.

“Unë besoj se ka vetëm një formë madhështie për njeriun. Nëse një njeri mund të mbushë hendekun midis jetës dhe vdekjes. Dua të them, nëse ai mund të jetojë pasi të ketë vdekur, atëherë ndoshta ai ishte një njeri i madh. Për mua i vetmi sukses, madhështia e vetme, është pavdekësia. (James Dean)”, shkruan ai në rrjetet sociale shoqëruar me një foto të Olldashit të ndjerë.

Ndërsa nëna e tij, Kozeta Mamaqi, i përgjigjet: “Po, zemer, vellai yt e ka mbushur kete hendek, per gjersa e kujtojne kaq njerez te mire. Ne do ta kujtojme sa te frymojme, bir! Sot flisnim te dy ne telefon, me shume pa fjale. Nuk na linte dhimbja, qe te ben ngerc frymen dhe shpirtin. U bene 10 vite …bir…”, shkruan ajo.

Weew

Sfd

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article