“Nuk ndodh as në Afrikë”, Spartak Braho për deputetët e opozitës: Është mbushur Parlamenti me rrugaçë që djegin e shkatërrojnë

1 month ago 33

Spartak Braho i ka quajtur “rrugaçë” deputetët e opozitës të cilët në seancën e së hënës dogjën karriget përpara Kuvendit të Shqipërisë, si dhe tentuan të qëllojnë me këmbën e karriges kryetaren Elisa Spiropali.

Duke folur në Euronews Albania, ai tha se situata aktuale tregon për krizën që ka mbërthyer politikën shqiptare, e cila kryen akte proteste që nuk ndodhin as në vendet afrikane.

“Do vijë duke u emancipuar jeta parlamentare. Nuk mbushet parlamenti me rrugaçë. Parlamenti ynë është mbushur me rrugaçë.

Djegin, shkatërrojnë. Nuk ndodh as në vendet afrikane.

Për t’u rrahur le të rrihen, por jo të djegin. Është shenjë e krizës. Aksioni opozitar nuk bëhet duke djegur apo duke qëlluar kryetaren e parlamentit”, u shpreh ai.

Read Entire Article