Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

5 months ago 10

Kapiteni i Real Madridit, Nacho, patjetër do të largohet nga klubi në verë, kur i skadon kontrata me klubin mbretëror, por destinacioni i tij i ardhshëm është një befasi e madhe.

Mbrojtësi spanjoll e kaloi gjithë karrierën e tij në fanellën e klubit nga stadiumi “Santiago Bernabeu”, por tani ka vendosur të largohet nga klubi, edhe pse kohëve të fundit po i jepet mundësia të luajë shpesh.

Por edhe pse luan shpesh, ai nuk është i kënaqur me Carlo Ancelottin, që ndonjëherë preferon Aurielien Tchoumenin në qendër të mbrojtjes para tij.

Destinacioni i tij i radhës është liga amerikane MLS. Marca shkruan se Nacho mori një vendim të prerë pavarësisht se kishte oferta më fitimprurëse nga sauditët dhe më herët e kërkonte edhe Interi.

Nacho fitoi gjithçka që fitohet me Real Madridin, duke përfshirë pesë tituj të kampionit evropian, dhe aktualisht është kapiteni i klubit.

Për kombëtaren spanjolle ka luajtur 24 ndeshje dhe ka shënuar një gol, ndërsa për Los Blancos këtë sezon ka luajtur në 38 ndeshje në të gjitha garat, por nuk është regjistruar në mesin e golashënuesve. /Telegrafi/

Read Entire Article