Nuk përfitoi pension të posaçëm/ Kompozitori Spartak Tili: Po ndodhin çudira, dosja ime 12 vite te kryeministri

9 months ago 18

Kompozitori Spartak Tili iu është bashkuar reagimeve pas vendimit të qeverisë për dhënie të një pensioni të posaçëm për figura të artit dhe të sportit. Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Tili thekson se dosja e tij pret prej 12 vitesh në Kryeministri.

MESAZHI I SPARTAK TILIT
I akorduan dhe pensionet e veçanta. Nuk e di kush mori, t’i gëzojnë ATA qe morën. Po ju shkruaj dy rreshta i nisur nga ngritja e problemit në rrjetet sociale, nga miq dhe dashamires të muzikës që duan të dinë PSE- në e mosdhënies të pensionit të veçantë disa prej kompozitoreve shqiptare, nder të cilët bëj pjese edhe unë.
E kam ngritur edhe herë tjetër ketë problem, pasi dosja ime ka 12 vjet qe qëndron në tavolinën e zotit Kryeministër.
Tani po ndodhin çudira…Mbase kujtojnë se ma kane dhënë se kane kaluar shume vite….
Po me sa kuptoj, nuk na japin pensionin e veçantë se i kemi rrënjët e kontributeve tona këtu e 50 vjet përpara. Këto partitë moderne sot, ngatërrohen, nuk dine ku te na futin, nuk ma merr mendja se ka te beje me preferenca partiake se unë i takoj vetëm popullit tim.
Muzika ime dhe e kolegeve te mi, e ekzekutuar dhe e vlerësuar tingëllon shqip.
Valle ka vend dhe për neve me ndryshimet që ka pësuar sistemi i vipave!?!?
Vitet ikin zoti Kryeministër. Vlerësoni kompozitoret profesioniste, kontributin e tyre ne vite.
Jepini Cezarit atë qe i takon.
Spartak Tili
Kompozitor
“Mjeshter i Madh”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article