“Nuk vazhdohet duke u qarë”, mbledhja e deputetëve të PD, Mziu: Të ngujohemi derisa të gjejmë zgjidhje. Paloka: Të dalim bashkë në bazë

1 year ago 34

Balkanweb app Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka propozuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar se të gjithë bashkë duhet të ngujohen derisa të gjendet një zgjidhje politike për situatën ku ndodhet partia.
Burimet i thanë gazetarit Osman Stafa se Mziu ka deklaruar që zgjidhja duhet të vijë nga ish-kryeministri, Sali Berisha.
Ndërsa Edi Paloka është shprehur se deputetët siç u bashkuan në Parlament, duhet të shkojnë bashkë edhe në takimet me bazën.

DISKUTIMET

Ramadan Lika: Z. Berisha, ju keni 32 vite ne politike, ju keni detyrimin ta zgjidhni ketë situate politike qe ka mbytur PD-ne. Ne kështu siç jemi po luajmë siç kërkon Edi Rama. Nuk mund te vazhdoje kështu. Ne jemi deputete qe mbështesim Gazment Bardhin, ndërsa ju, mbështesin Sali Berishën. Duhet qe ju te dy, te uleni koke me koke dhe te gjeni një zgjidhje politike për situatën.

Xhelal Mziu: Jemi kthyer në një strukturë politike ku logo e PD është marrë peng dhe më keq se në kohën e diktaturës çdo ditë përjashtohen kolegë nga PD si rasti i fundit të Gaz Bardhit. Jemi në një presion ndërkombëtar dhe nga zoti Berisha, i shpallur me pa të drejtë ose për shkak të lobimit të Ramës. Sapo vijmë nga një humbje e thellë e 14 majit por e kulmuar dhe nga humbja e Kukësit.
Në këto kushte situata në terren është e papranueshme, u ka ik shpresa, po largohen ose po konvertohen për bukën e gojës. Ndaj në këto kushte duhet një zgjidhje radikale , duhet një organizim deri në bazë, duhet hap rrugë personaliteteve publike brenda dhe jashtë vendit. Duhet të ngujohemi me ditë për të gjetur zgjidhje, sepse në terren nuk ke kë takon.

Rol jo të pakët ka Berisha si person influent për të fjetur zgjidhje që PD dhe opozita të kthehen në një forcë shpresëdhënëse dhe fituese.
Siç thekson dhe Tigri.

Nuk jam unë delja e zezë, por koka e zezë e tufës, pra Rama. Ne duhet të krijojmë strategjinë, gjithëpërfshirjen, duhet të largojmë frikën, duhet të shpalosim platformën e një force politike që jep shpresë për shqiptarët që janë në vend dhe për emigrantët.
Në këtë kontekst Berisha duhet të gjej një zgjidhje…Kuptohet dhe PD vetë ka potenciale për të dalë nga ky ngërç ku jemi futur. Nuk mundet të rrojmë duke u qar, por të përballemi…

Edi Paloka: Kërkoj që bashkimin e grupit ta shtrijmë dhe në baze. Te fillojmë bashkërisht takimet me demokratet në bazë dhe qytetarët, sepse jemi shkëputur këto kohë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article