Nuk zgjodhi Messin, Pelen apo Maradonan, sensacioni i Ligës Premier këtë sezon tregon se kush është më i miri sipas tij

8 months ago 23

Sulmuesi sensacional i West Ham, Mohammed Kudus, ka shkëlqyer këtë vit në Ligën Premier, ndërsa së fundmi ai është pyetur edhe për legjendat që ai i preferon, ku në fund bëri një zgjedhje befasuese për lojtarin më të madh të të gjitha kohërave.

Kudus ka shkëlqyer gjatë sezonit në Ligën Premier duke shënuar 9 gola dhe duke dhuruar 1 asistim në 24 paraqitje për Ëest Ham.

Mes pyetjeve të shpejta, Kudus tregoi preferencat e tij për GOAL: Messi para Ronaldos, Ronaldinho para Neymar dhe Thierry Henry para Kylian Mbappe, ishin përgjigjet e tij.

Megjithatë, befasia e vërtetë erdhi kur u pyet për lojtarin më të madh ndonjëherë.

Kudus nuk zgjodhi Messin, Pelen apo Maradonën. Në vend të kësaj, ai zgjodhi shokun e tij të skuadrës në West Ham, Jarrod Bowen.

Reprezentuesi anglez, që tani po luan si qendërsulmues, ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë dy asistime në 20 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon.

Forma e shkëlqyer e Boëen, së bashku me Kudus dhe Lucas Paqueta, e ka çuar West Ham në vendi e gjashtë në kampionat. /Telegrafi/

Read Entire Article