Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka hedhur akuza se Lulzim Basha dhe Edi Rama bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të mbajtur pushtetin.
Sipas tij, Rama po synon që të bëhet president, por me më shumë pushtet nga sa gëzon sot i pari i vendit, e ndërsa Lulzim Basha të bëhet kryeministër.
Për këtë, thotë Bylykbashi, nevojitet që opozita të shkatërrohet.
Oerd Bylykbashi: Ne kemi shumë kollaj që të shohim autokratin ke Vuçiç, është ekzakt ky tjetri këtu, madje madje, se e kam përmendur publikisht dhe diku tjetër dhe po e them dhe këtu, ajo që po përpiqet që të bëjë Rama është që të sjellë në Shqipëri Republikën Presidenciale ose gjysmë Presidenciale, modeli i Vucic, por nuk e bën vetë propozimin se ngjan keq ia ka dhënë Lulzim Bashës.
E ka bërë Lulzim Basha i cili dha përsëri një provë tjetër bashkëpunimi me të, dhe Lulzim Basha ka bërë propozimin president nga populli, që të shpenzon 8-10 mln euro, dhe nëse do ta bësh këtë gjë, të zgjidhesh nga populli, do t’i japësh edhe pushtet ekzekutiv, do ia marrësh kryeministrit dhe do ia çosh…
Dhe pastaj me sistem patronazhimi zgjidhet ky zotëria president se Lulzim Basha nuk zgjidhet president nga populli, domethënë, do qeshin edhe hijenat dhe çakejt ndër male, është shprehja e vjetër dhe për të kuptuar, e kanë bërë propozimin, 75 vota i ka vetë, 3 vota i ka Tom Doshi, 11 i ka Lulzim Basha, 89, duhen vetëm 4 vota që t’i gjëjë Rama që të bëjë këtë. Duhet ta votojë PS që të zgjidhet ai president se nga opozita nuk ka shans që t’i marrë ato vota.
Ti mendon se i jep pushtet të këtij lloji presidentit të Republikës, se me këto kompetenca që ka sot presidenti nuk të zgjedh njeri, nuk të voton njeri për president nga populli, se për ça për të nxjerrë një dekret, për të dhënë një nënshtetësi, do i japë kompetencë qeverisëse, atë e do Rama për veten e vet. Pra në këtë situatë duhet të bjerë një gjë opozita.
Pra për ju skema është Rama president, Basha kryeministër?
Oerd Bylykbashi: Nuk është skema, po del ajo.