Oficeri që u godit ishte jashtë shërbimit/ Detaje nga sherri në Korçë

4 months ago 11

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me konfliktin e regjistruar në Korçë.

Një oficer i krimit ekonomik mbeti i lënduar pasi u godit me grushte në fytyrë pasditen e 18-majit.

Sipas informacioneve, oficeri ka qenë jashtë shërbimit në kohën që është regjistruar ngjarja.

Ai ishte ulur në një lokal dhe po konsumonte kafe.

Teksa autori i dyshuar i ngjarjës është shoqëruar në polici.

Më tej nga deklaratat paraprake, dyshohet se autori i cili dyshohet se ka qenë i dehur ka shkuar dhe e ka goditur menjëherë oficerin.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article