Onana “shqetëson” United, portieri mund të mungoj në 7 ndeshje

1 year ago 49
Reklamë
Manchester United's goalkeeper Andre Onana yells at teammates after saving the ball during a pre-season friendly football match between Manchester United FC and Borussia Dortmund at the Allegiant Stadium in Las Vegas, Nevada, on July 30, 2023. (Photo by Patrick T. Fallon / AFP) (Photo by PATRICK T. FALLON/AFP via Getty Images)
23:58 14/09/2023

Trajneri i Mançester Junajtid mund të mos ketë në dispozicion portierin Andre Onana për shtatë ndeshje në fillim të vitit 2024, pasi Kameruni u kualifikua në Kupën e Kombeve të Afrikës.

“Luanët” siguruan pjesëmarrjen në turneun që do të zhvillohet në Bregun e Fildishtë, duke mundur Burundin 3-0 e kjo u dha kryesimin në grup.

Në fushë ishte edhe Onana i rikthyer në kombëtare, i cili pritet që të përfaqësojë vendin e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës që do të zhvillohet nga 13 janari deri më 11 shkrut të vitit të ardhshëm.

Por “Djajtë e kuq” mund të mos kenë në dispozicion edhe marokenin Amrabat, tunizianin Mexhbri dhe lojtarin nga BreguiI Fildishtë, Dialo.

Eventi i përcaktuar për t’u zhvilluar në muajt qershor dhe korrik të këtij viti, u shty nga organizatorët për shkak të shqetësimeve klimaterike.

Nga kjo zhvendosje do ta pësojnë shumica e klubeve të Premier Ligës, pasi pritet që të mos kenë në dispozicion yjet e tyre, që do të thirren për të luajtur në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Në total mund të marirn pjesë në turne 45 lojtarë që luajnë në Premier Ligë.

Edhe Liverpuli pritet që të mos ketë yllin e ekipit Muhamed Salah në një moment të rënësishëm të sezonit, me sulmuesin që është kapiteni i përfaqësueses egjiptiane.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article