Kompania OnePlus më në fund ka prezantuar telefonin e parë të palosshëm, e bëhet fjalë për OnePlus Open.
Fjala është për pajisjen e dizajnuar në formë të librit, që është më i përshtatshëm për përdorim, transmeton Telegrafi.
Ai bazohet në Oppo që prezantoi modelin Find N3. Kur ky telefon i menqur mbyllet, përdoruesi ka në dispozicion ekranin 6,31 inç Super Fluid LTPO 3.0 AMOLED me rezolucion 2.484 x 1.116 pikselë.
Me hapjen e pajisjes krijohet një ekran prej 7,82-inç Flexi-fluid LTPO 3.0 AMOLED me rezolucion 2.440 x 2.440.
OnePlus Open vjen në ngjyrë të zezë e do të jetë i disponueshëm në ngjyrë të gjelbër dhe pikërisht ky i fundit do të jetë i qasshëm në tregun evropian.
Modeli i zi peshon 239 gramë, e i gjelbri 245, e të dy pajisjet janë më të lehta sesa Samsung Galaxy Z Fold 5, që peshon 253 gramë.
Telefoni ka të pajisur pesë kamera, kryesorja është e Sony me 48 megapikselë LYTIA-T808, që përdor teknologjinë më të avancuar. Ky telefon pritet të kushtojë 1.799 euro. /Telegrafi/