Operacioni “Sundimi i Ligjit”, Balla përgëzon komisariatet: Armëmbajtja pa leje po goditet çdo ditë

9 months ago 8

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është shprehur se operacioni “Sundimi i Ligjit” po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje në vend.

Balla ka përgëzuar komisariatet e policisë 3 dhe 6 në Tiranë, Komisariatin e Policisë Fier, të Shijakut, të Malësisë së Madhe dhe atë të Kukësit për rezultatet gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas tij ky fenomen është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit dhe grabitjeve.

“Sundimi i Ligjit” po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje, një fenomen që mbetet gjithmonë një shembull i keq në sytë e publikut, një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit dhe grabitjeve. Përgëzoj komisariatet e policisë 3 dhe 6 në Tiranë, Komisariatin e Policisë Fier, të Shijakut, të Malësisë së Madhe dhe atë të Kukësit për rezultatet gjatë 24 orëve të fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article