Deputetët e opozitës, të cilët janë përfshirë në pengimin e zhvillimit të seancës plenare dhe mbledhjeve të Komisioneve, shprehen të vendosur për të vazhduar protestën e tyre.
Deputeti Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, pas përplasjes që pati me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, tha se nuk do të lejojnë që mazhoranca të mbajë mbledhje, duke injoruar kërkesat e opozitës.
“Nikolla është kthyer në një manekin që riprodhon porositë e Edi Ramës. Derisa opozitës t’i lejohen të drejtat e saj, edhe mazhoranca ta harroj ta kryejë veprimtarinë normale. Sollën sot 100 forca të Gardës, të sjellin 200 herën tjetër.
As seanca e nesërmne dhe as një komision parlamentar nuk ka për të funksionuar. Nuk po kërkojmë t’u zëmë karriget, po kërkojmë të drejtat tona. Në atë grupin tjetër, ka deputetë që janë aty me dep të krimit të organizuar”.
Top Channel