Duke diskutuar për aksionin e opozitës në Parlament me djegien e karrigeve dhe me protestën e paralajmëruar në datën 7 tetor, avokat Idajet Beqiri theksoi se opozita nuk di se çfarë po kërkon.
”Problemi kanë zgjedhur rrugë të gabuar, e ashtuquajtur opozitë. Nuk është kjo opozita. Nuk ka opozitë të tillë. Sepse po luftojnë me mullinjtë e erës. Nuk dinë çfarë kërkojnë. Po të ketë një kazus të drejtë ja vlen ti dëgjosh dhe ti japësh drejtim punëve.
Këtu ngrihen edhe kazus bëjnë dënimin e Salianjin. Nuk e ka dënuar parlamenti. Është çështje e pushtetit gjyqësor. Është bërë një hetim, është ngritur akuzë, u vërtetua, u dënua me 1 vit burg, Apeli la në fuqi vendimin. Kjo është çështje e Salianjit. Përzierja e grupit parlamentar, inkriminon grupi parlamentar.
Sepse nuk e ka bërë Salianji. Ajo që thuhet se e kanë përdorur mish për top, pasi kallëzimi i rremë është vepër penale. Qenka ekzekutori dhe tjetër kush e ka bërë këtë krim. Nuk e mbrojtën dot në gjyq, por të bësh skena të tilla për ti vënë flakën organit ligjvënës të shqiptarëve, kur për punë ditësh bëhen bisedimet për në BE.
Gjithmonë kur ka pasur situata të rëndësishme kombi shqiptar, ka pasur zjarrvënie. E njëjta situatë në 97 kur u krijua UÇK. E njëjta situatë në 21 janar, me Gërdecin. Kazuse të paqena dhe arrin që djegin atë që është shenjtë”, tha avokati në Report TV.
”Jeni në vete, të thuash që ambasadorët janë kapur nga Rama, ambasadorët e SHBA dhe Britanisë.
Saliu i largoi shqiptarët me të vrarët në 97, 3 mijë të vrarë. Që ta mbyll, këto protesta që shkatërron pasuritë e shqiptarëve, aty është djersa ime, gjaku im. Përderisa e djeg do shkosh në burg”, shtoi avokati gjatë debatit me gazetarin Almer Toska në ‘Studio Live’ lidhur me aksionin e opozitës dhe protestën e ditës së hënë më datë 7.