“Opozitarizmi fals, fletë emërimi që lëshon Rama” / Sefa replikon me deputetin e PD, publikon videon nga mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore

8 months ago 6

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin e reformës Zgjedhore, Indrit Sefa ka replikuar përmes një reagimi në Facebook me deputetin demokrat Dashnor Sula, i cili shkroi se “opozitarizmi fals nuk është certifikatë që e jep dikush, por fletë emërimi që e lëshon Edi Rama duke radhitur disa pyetje që sipas tij mbeten pa përgjigjje”.

Sefa ka publikuar një video ku nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore të datës 16.12.2022 ka paraqitur një propozim ku i pranishëm ka qenë dhe Sula të cilin e përmend me emër si bashkëpropozues.

“Lexova me shumë kujdes pyetjet e mikut tim Z. Sula. Po i përgjigjem me nje Video të shkurtër nga mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore të datës 16.12.2022. Shpresoj që Z. Sula të rifreskojë memorien”, shkroi Sefa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article