Orbán thuhet se u largua nga dhoma ndërsa liderët e BE-së morën vendimin për të hapur bisedimet e pranimit me Ukrainën

10 months ago 16

Në samitin e BE-së në Bruksel më 14 dhjetor, kryeministri hungarez Viktor Orban u largua nga salla ndërsa liderët e bllokut morën vendimin për të nisur negociatat në lidhje me pranimin e Ukrainës.

“Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, u largua nga dhoma ndërsa liderët morën vendimin për të hapur bisedimet e pranimit me Ukrainën”, kanë thënë tre diplomatë të BE-së për The Guardian.

Kreu i qeverisë hungareze, i cili kundërshtoi vendimin e liderëve të BE-së për eurointegrimin e Ukrainës, publikoi një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale duke përsëritur qëndrimin e tij se Ukraina dyshohet se nuk është gati të fillojë negociatat për anëtarësimin në bllok.

Madje ai e quajti vendimin e liderëve të BE-së “të keq”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Starting accession negotiations with #Ukraine is a bad decision. Hungary did not participate in the decision. pic.twitter.com/omYLSxefkI

— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) December 14, 2023

“Anëtarësimi i Ukrainës në BE është një vendim i keq. Hungaria nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë vendim të keq!”, shkruan në faqen e Orban në Facebook.

Ai shtoi gjithashtu se Hungaria ka vendosur që 26 nga 27 vendet anëtare të BE-së mund të “shkojnë rrugën e tyre”, por Budapesti mbetet mënjanë nga një vendim i tillë.

Ndryshe, liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar të fillojnë bisedimet për anëtarësim e Ukrainës në BE.

Kështu ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili ka dhënë edhe disa detaje për disa shtetet të tjera.

This is a victory for Ukraine. A victory for all of Europe. A victory that motivates, inspires, and strengthens. https://t.co/zk44CeL5Ui

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) December 14, 2023

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili e ka përshkruar këtë si një “fitore për Ukrainën” dhe një “fitore për të gjithë Evropën”.

“Një fitore që motivon, frymëzon dhe të forcon”, shkroi ai në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Read Entire Article