Orientimi drejt burimeve alternative të burimeve të rinovueshme të energjisë, konferencë shkencore në Korçë

1 year ago 35

Balkanweb app Get it on Google Play

KORCE

Në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua konferenca me temë “Advocating for Solar Energy Self-Producers”, organizuar nga Shoqata “Miq të Korçës”, Universiteti “Fan S. Noli”, dhe partnerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pavarësia dhe siguria energjitike një temë me rëndësi strategjike, është në prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare, për të nxirur modele inovatore të aplikimit të skemave të energjisë së rinovueshme e të gjelbërt.

Prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, pjesëmarrës në këtë konferencë shkruan në FB se “Qeveria shqiptare, përmes Agjencisë së Efiçensës së Energjisë ka çelur vjet thirrjen parë për programin e ri për subvencionim me 70% të financimit, për çdo familje që do të aplikojë për panele diellore për ngrohjen e ujit. Kështu kursehen 20% nga fatura mujore e energjisë”.

Ai bën të ditur se në qarkun e Korçës funksionon aktualisht Parku Fotovoltaik “Tren – Bilisht – Korçë”, i ndërtuar në kodrën e fshatit Tren një investim modern për prodhimin e energjisë elektrike nga shfrytëzimi i potencialit të energjisë diellore. Një investim tjetër në zbatim është ndërtimi i parkut fotovoltaik “Erseka Solar Park” në Kolonjë, që do të prodhojë në total 170 milionë kilovat me 80 mega fuqi të instaluar, ku 40 mega janë në fazën e parë dhe 40 mega në fazën e dytë.

“Energjia diellore është një potencial përfitues, ende i pashfrytëzuar plotësisht, që na ofron natyra dhe shfrytëzimi i saj nuk paraqet asnjë rrezik për ndotjen e mjedisit, por ndërkohë është një burim mjaft premtues për të ardhmen”, shkruan Jole në FB.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article