Pa precedentë/ Minat me telekomandë i montonin vetë, dyshohet se dy vëllezërit ishin të lidhur me një grup kriminal në Shkodër

9 months ago 7

Zbardhen detaje nga aksioni i policisë që sekuestroi sot dy mina me telekomandë. BalkanWeb mëson se dy vëllezërit Jesar dhe Jaser Shabaj që u kapën me mina të telekomanduara dhe me eksploziv C4, nuk kanë precedentë të mëparshëm penal.

Por, policia ka dyshime se janë lidhje e një grupi kriminal në Shkodër, për interes të të cilëve kryenin këtë veprimtari kriminale.

Dy të rinjtë i montonin vetë minat, bashkonin eksplozivet me celularët. Në Tiranë, ata kishin 3 banesa, dy në “Don Bosko” dhe një në “Liqenin e Thatë”, ku policia gjeti materiale për krijimin e minave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article