Pagëzohet Ronaldo ‘fenomeni’

1 year ago 41
Reklamë
11:45 15/09/2023

Ylli i futbollit brazilian, Ronaldo Luís Nazário de Lima përjetoi një nga ditët më të rëndësishme të jetës. Fenomeni u pagëzua në kishën e At Fábio de Melo, në São Paulo në moshën 46-vjeçare.

Ai shkroi në rrjetet sociale se ka përjetuar një ditë shumë të veçantë në pagëzimin e tij. Braziliani tregoi se besimi i krishterë ka qenë gjithmonë një pjesë themelore e jetës së tij që kur ishte fëmijë, pavarësisht se nuk ishte pagëzuar.

Tani ai ndihet “i rigjeneruar si fëmijë i Zotit, në një mënyrë të re, më të ndërgjegjshme, më të thellë”.

Braziliani nuk është larguar nga bota e futbollit. Ai është president i klubit spanjoll të Vajadolidit që luan në Segunda Division dhe klubit brazilian të Kruzeiros, që aktivizohet në Serie A në vend.

Gjatë karrierës së tij, Ronaldo ka arritur suksese të mëdha në fushë. Përveçse është shpallur kampion bote me Brazilin, ai ka fituar dy herë “Topin e Artë”, e gjithashtu kampionatet në La Liga e Serie A.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article