Pagoi mijëra euro për ta vrarë më pas Naim Murseli shkoi në varrim! Për Liridonën ‘familja ishte gjithçka’

10 months ago 40
19:13 01/12/2023

Vrasja e Liridonë Murselit ka marrë sot një tjetër kthesë, të denjë për një skenar filmi!

30-vjeçarja mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë. Ajo udhëtonte me makinë me bashkëshortin e saj Naim Murseli dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. Një person u doli para dhe u kërkoi që t’i jepnin sendet me vlerë. Por në rrethana të paqarta, teksa Naim Murseli mori dy fëmijët, bashkëshortja e tij 30-vjeçare u qëllua për vdekje (Lexo më shumë). Një ngjarje, rrethanat e së cilës që në fillim ishin të paqarta, por që me kalimin e orëve nisën të merrnin një tjetër kthesë.

Naim MurseliNaim Murseli

Shumë shpejt nëpër rrjetet sociale, por edhe mediat në Kosovë, ekspertë të fushës hodhën dyshimet se vrasja mund të ishte e inskenuar. Dyshimet kryesore ranë mbi bashkëshortin e viktimës. E pa u bërë ende 48 orë nga ngjarja e rëndë, policia në Kosovë vuri në pranga dy persona, një prej të cilëve pikërisht bashkëshortin e saj Naim Murseli. Ndërsa i arrestuari tjetër është Granit Plava, “grabitësi” që qëlloi mbi të renë (Lexo më shumë).

“Autori thotë se u pagua nga Naim Murseli për ta privuar nga jeta Liridonën”, shkruajnë mediat në Kosovë, duke shtuar se 33-vjeçari Naim Murseli dyshohet se e pagoi 30 mijë euro bashkëfshatarin e tij për të kryer vrasjen.  Edhe komunikimi i fundit në telefon i Murselit rezulton të jetë pikërisht me personin e pajtuar prej tij.

Granit PlavaGranit Plava

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprime intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë“, tha në një reagim zyrtar policia e Kosovës. Nga kjo e fundit nuk ka shumë detaje ende, ndaj mbetet për t’u parë se cilat janë provat që i çuan hetuesit tek dy autorët e dyshuar.

Besohet se policia ka mundur të sigurojë pamjet kur dyshja takohen para krimit.

Ngjarja me të drejtë të kujton rastin “Babis”, pilotit grek i cili vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare dhe e inskenoi si grabitje që kishte shkuar keq. Por teksa në rastin e Babis Anagnostopoulos hetuesve iu desh një muaj për të zbuluar të vërtetën, në rastin e Murselit “shfaqja” zgjati shumë pak.

Megjithatë, gjatë kësaj kohe Naim Murselit iu desh që ta luante rolin dhe këtë të premte të shfaqej para kamerave, teksa përcillte për në banesën e fundit nënën e dy fëmijëve të tij.

Naim Murseli

Diku me zemrën në dorë, e në tjetër moment me dorën mbi arkivolin e Liridonës, Naim Murseli shfaqej i pikëlluar në varrimin e 30-vjeçares.

Ndërsa babai i tij, Shaban Murseli, në një prononcim për gazetarët që ishin të pranishëm në varrimin e 30-vjeçares, mes të tjerash tregonte versionin që siç duket i kishte dhënë i biri, ndërsa hidhte poshtë çdo aludim se mund të ishte pikërisht Naimi, porositësi i vrasjes.

Shaban Murseli

“Jetojmë prej 32 vitesh në Suedi dhe nuk kemi informata të sakta, ka manipulime, thashetheme, por versioni më i saktë është që (Liridona) ka rezistuar me dorëzuar çantë e krahut. Aty ka pasur një shumë të konsiderueshme të hollash, sepse ata patën blerë shtëpi në Prishtinë dhe po e rregullonin për të hyrë në shtëpi të re. Si ka ndodhur nuk e di. Shuma ka qenë mbi 3 mijë euro dhe ia kanë plaçkitur të gjitha, telefona, ça ka pasur. Versioni i tij (Naimit) është e ka nxjerr fëmijën prej makinës dhe i ka thënë në gjuhën suedeze, i paska thënë ik. Por mesa duket është ngatërruar pak edhe me rripin e sigurimit. (Naimin) Tani e takova në varrim se sot kemi ardhur në mëngjes ende nuk kam biseduar me të. Është e tmerrshme të manipulohet me kështu gjërash. Unë e di sa e ka dashur Naimi Liridonën”.

Sipas versionit fillestar që dha bashkëshorti i gruas në polici, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të mitur të çiftit. Një detaj edhe më rrëqethës, përballë faktit se ishte pikërisht babai i tyre që dyshohet se porositi vrasjen e saj.

Momentalisht nuk është e qartë se cili është shkaku i këtij krimi që tronditi mbarë opinionin publik.

Çifti mësohet se kishin 12 vite të martuar. Vetë Liridona në profilin e saj në Instagram, shkruante: “Familja është gjithçka”.

Naim Murseli kishte punuar si këshilltar i Behgjet Pacollit. Ky i fundit në një reagim në rrjetet sociale, mes të tjerash shkruan “kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër (akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë. Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj. E pabesueshme dhe e trishtueshme. Jam ende i shokuar!” (Lexo më shumë)/tvklan.al


Read Entire Article