“Paguaj ose do të ketë pasoja”/ U kap në shtëpinë e barit në Britani, zbulohet dëshmia e të riut shqiptar: Më detyruan, i kisha borxh…

9 months ago 6

Një i ri shqiptar i cili punonte si “kopshtar” në një plantacion kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar u zbulua nga autoritetet pasi pagoi taksën e këshillit për pronën.

Krisjan Kumaraku u identifikua pasi policia bastisi shtëpinë e tij dhe gjeti të dhëna për të intensifikuar hetimet.

Sipas mediave të huaja, pas kontrollit të policisë në dhjetorin e vitit të kaluar u zbulua se brenda saj ishte ngritur një plantacion kanabisi ku 3 dhoma ishin përshtatur për kultivimin e drogës.

Mësohet se gjithsej u gjetën rreth 150 bimë kanabisi së bashku me gjithë pajisjet e nevojshme për rritjen dhe përpunimin e lëndës narkotike, e cila vlerësohet se vlente rreth 60 mijë paundë.

Raportohet se policët gjetën disa fatura për pagesën e energjisë elektrike dhe taksave të këshillit, të cilat ishin bërë në pikat lokale. Policia kontrolloi kamerat për të parë se kush kishte bërë pagesat përkatëse dhe identifikoi të riun shqiptar Kumaraku.

Gjatë arrestimit të tij, 26-vjeçarit iu gjetën çelësat e banesës, dy telefona celularë dhe rreth 300 paundë britanikë.

Pas arrestimit ai u tha autoriteteve se kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca në pjesën e pasme të kamionit në mars 2023 dhe se u detyrohej para atyre që e kishin transportuar. Ai tha se i ishte thënë që të kujdesej për bimët dhe të paguante faturat e shtëpisë “ose do të kishte pasoja”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article