Pajtim Kasami shkon tek Sampdoria

1 year ago 103
Reklamë
23:48 14/09/2023

Firmos për një sezon me klubin Serie B

Pajtim Kasami do të jetë lojtari i ri i Sampdorias. Mesfushori rikthehet pas 12 vitesh në Itali. I lindur në Zyrih dhe me origjinë nga struga, Kasami ka veshur me herët fanellën e kombëtares zvicerane. 31-vjeçari ka luajtur së fundmi me Olimpiakosin në Greqi.

Sampdoria depozitoi kontratën që ka nënshkruar me futbollistin, duke zyrtarizuar kështu afrimin e mesfushorit për një sezon, nën drejtimin e Andrea Pirlo.

Në 2011, Kasami ishte pjesë e Palermos, ndërsa në karrierën e tij, ka luajtur me Fulham, Nottingham Forestit dhe Basel.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article