Pakti me Italinë në Kushtetuese “fut në sherr” deputetët e PD, Shehu: Nuk e firmos. Mziu: Të gjithë duhet ta nënshkruajmë. Berisha: Do ta çojmë në gjykatë dhe…

10 months ago 20

Balkanweb app Get it on Google Play

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD, mbajtur dje, Gazment Bardhi propozoi që marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për emigrantët, ta çonin në Gjykatën Kushtetuese. Këtë propozim e mbështetët shumica e deputetëve, jo Tritan Shehu e ka kundërshtuar.

Nga zbardhja e diskutimeve, që është bërë nga gazetari Osman Stafa, Xhelal Mziu i është drejtuar Shehut duke ti thënë se duhet të jenë një zëri të gjithë për këtë marrëveshje.

Pjesë nga diskutimet:

Gjekmarkaj: Unë nuk jam për konflikt me Italinë për çështjen e refugjatëve, si shumëkush kam afilazione me këtë vend, por interesat e vendit tim prevalojnë atëherë rruga më e mirë për të shqyrtuar legalitetin e saj është kalimi nëpër Gjykatën Kushtetuese.

Tritan Shehu: Unë nuk e firmos!

Xhelal Mziu:  Funksionojmë si grup apo jo? Nëse jemi grup duhet të firmosim të gjithë. Nëse nuk jemi grup dhe nëse do shohim interesat personal tonat, atëherë pse e quajmë veten grup? Duhet të firmosim të gjithë

Tritan Shehu: I vetmi autoritet që unë njoh këtu është Sali Berisha. Unë nuk jam pjesë e grupit parlamentar të PD-së, se mua më kanë përjashtuar.

(deputetët qeshin)

Salianji: Grupi parlamentar ka rregullore, ky është hap dhe akt real sepse ne nuk mund të bëjmë beteja me gjasme. E kemi kundërshtuar në publik këtë marrëveshje, e kundërshton opozita në Itali, e kundërshtoi Salvini që është partner koalicioni dhe po ashtu thuajse çdo organizatë që mbron të drejtat e njeriut.

Ina Zhupa: Marrëveshja me Italinë nuk është në përputhje me interesin kombëtar, të shqiptarëve dhe as me kushtetutën. Juridiksionin në territorin tonë e kemi vetëm ne edhe maksimumi Nato, për misione të përbashkëta. S’mund t’i japim pjesë të territorit tonë asnjë shteti tjetër, sa do mik ta kemi. Kur vjen puna të zgjedh mes Shqipërisë dhe çdo shteti tjetër, unë zgjedh interesat e vendit tim. Ky është realizmi dhe në marrëdhënien ndërkombëtare, ashtu do zgjidhnin edhe ata para nesh. Edhe për këtë mendoj biem dakord të gjithë. Përsa i përket prishjes së marrëdhënieve të mundshme me Italinë, nuk qëndron. E para se PS çoi në Kushtetuese marrëveshjen me detin dhe nuk prishi ndonjë marrëdhënie me Greqinë, përkundrazi ato kohë edhe i forcoi. Se dyti çuarja në kushtetuese përkundrazi na bën më të ndershëm me Italinë, që ne nuk e kemi sulm politik, por lidhet me kushtetutën e vendit dhe do flasë gjykata. Ne të marrim përsipër që do respektojmë verdiktin e Gjykatës Kushtetuese.

Asllan Dogjani: Ne s’na votojnë italianet, ne na votojnë shqiptarët. Opozita italiane ka dalë kundër kësaj marrëveshje. Dhe ne mos të çojmë në Gjykatën Kushtetuese?! Ata po i sjellin emigrantët në një burg këtu. Unë do e firmos kërkesën për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese këtë marrëveshje.

Berisha: Absurdi është që një parti e mjaftë në Shqipëri bashkëpunon me një të djathtë në Itali. Vetë e majta në Itali po e kundërshton. Do shkojmë dhe do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas do respektojmë vendimin e Gjykatës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article