Derisa shumica e vendeve të botës po përgatiten të mirëpresin vitin e ri 2024, një gjë e tillë tashmë ka ndodhur në disa vende e më e fundit është Zelanda e Re.
Në pothuajse shumicën e qyteteve të mëdha të këtij shteti, ishin vendosur orët gjigante që kishin filluar numërimin mbrapsht dhe nga çasti në çast prisnin që akrepat e orës të përfundojnë njëri mbi tjetrin.
Kështu ndodhi edhe në kullën e famshme në qytetin e Auckland ku ora sapo shënoi 00:00, filluan të shkrepen fishekzjarrët që ndriçuan qiellin për disa minuta.
Pranë kësaj kulle ishin mbledhur shumë qytetarë për të ndjekur nga afër atmosferën festive. Atmosferë e ngjashme mbretëroi edhe në qytetet e tjera të këtij shteti.
Shumica e televizioneve të Zelandës së Re e ndoqën direkt këtë ngjarje që u transmetua në mbarë botën. /Telegrafi/