PAMJET/ 35-vjeçari mbante mbyllur në banesë nënën, gruan dhe fëmijët, këto janë pamjet e banesës së kthyer në “burg”

8 months ago 15

Këto janë pamjet e banesë së 35-vjeçarit Jetnor Zhaboli, në Tiranë,  të cilën e kishte kthyer në një ‘burg të sigurisë së lartë’, të vëzhguar anembanë me kamera. Pamjet janë siguruara nga gazetari Igli Çelmeta.

Kujtojmë se 35-vjeçari, me profesion ekonomist, prej muajsh mbante mbyllur nënën e tij, gruan dhe dy fëmijët e mitur, duke i vëzhguar me kamera.

Mësohet se gruaja e tij kishte tentuar disa herë vetëvrasjen, ndërsa policia pasi ka mësyrë në banesë, ka gjetur dy letra të saj ku i jepte lamtumirën familjarëve dhe u kërkonte falje.

Po ashtu, mësohet se pas arrestimit, ai ka deklaruar se këtë e bënte për t’i mbajtur nën kontroll familjarët.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article