Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

5 months ago 13

Manchester United luajti sot (e shtunë) ndaj Arsenalit në kuadër të javës së 37-të në elitën e futbollit anglez.

Fitues i këtij takimi doli të ishte Arsenali që fitoi me rezultat minimal 1-0 falë golit të shënuar nga Leandro Trossard në minutën e 20-të.

Kjo ndeshje bëri që Unitedi të zhytet edhe më thellë në krizë, pasi ‘Djajtë e Kuq’ janë tashmë pa fitore në tri takimet e fundit në Ligën Premier.

Në një sezon që shkoi si mos më keq për Man United, të besuarit e Erik Ten Hag kanë mundësinë që këtë sezon ta përfundojnë me një trofe të fituar.

Manchester United do të luajë ndaj Manchester Cityt në kuadër të FA Cup dhe në rast se ‘Djajtë e Kuq’ do të kenë mundësinë të kualifikohen direkt në Ligën e Evropës nëse e mposhtin rivalin lokal.

The state of Old Trafford right now… pic.twitter.com/1O1iy1rFjw

— mufcmpb (@mufcMPB) May 12, 2024

Sidoqoftë, ajo që ka marrë vëmendjen tani janë kushtet e stadiumit ‘Old Trafford’ me disa pamje që janë bërë virale në internet dhe kanë shqetësuar tifozët.

Për shkak të reshjeve të mëdha atmosferike, dhe faktit që çatia e stadiumit nuk është rinovuar ende u pa se si uji i grumbulluar po rridhte në ulëset e stadiumit.

Pas ardhjes së aksionarit të ri Jim Ratcliffe, ishte raportuar se një ndër prioritetet kryesore të tij do të jetë rinovimi i ‘Old Trafford’ dhe mbetet të shihet në të ardhmen e afërt se a do të ndodhë kjo./Telegrafi/

🚨🎥 Old Trafford after the game. #MUFC [@SimonPeach] pic.twitter.com/g7peAdmrJn

— mufcmpb (@mufcMPB) May 12, 2024

Read Entire Article