Priftërinjtë do të mundet të bekojnë edhe çiftet e së njëjtës gjini. Lajmi njoftohet nga mediat ndërkombëtare, të cilat shkruajnë se Papa Françesku ka dhënë pëlqimin e tij, të cilit i kishte paraprirë edhe në deklarata të mëhershme.
Në çdo rast, bëhet e qartë se kjo nuk do të thotë se lejohet martesa fetare e çifteve të të njëjtit seks.
Është hera e parë që Kisha Katolike shprehet qartë për këtë temë, duke iu referuar një “bekimi për shëndetin, ndihmën reciproke, mbështetjen dhe paqen shpirtërore” të çifteve të të njëjtit seks.
Lëvizja konsiderohet si një hap i madh në përpjekjet e Kishës Katolike Romake për të mirëpritur besimtarët e komunitetit LGBTI. /vizionplus.tv/