Paqe në “Stamford Bridge”

1 year ago 20
Reklamë
23:57 14/08/2023

Chelsea barazoi me Liverpool në takimin e parë të sezonit, trajneri Pochettino optimist

Barazim dhe spektakël në “Stamford Bridxh” në ndeshjen e parë të madhe të sezonit mes Chelsea dhe Liverpool, që përfundoi me rezultatin 1-1.

Që në nisje, sfida ishte mjaft intensive.

“Të kuqtë” u treguan të rrezikshëm falë potencialit të jashtëzakonshëm në ofensivë, por rrezikuan në kundërsulmet e organizuara të “bluve”.

Rasti i parë i rrezikshëm erdhi nga Salah në të 11.

Miqtë gjetën golin 7 minuta më pas falë Luis Diaz.

Pasi Salah iu anulua një gol nga sistemi VAR, Disasi barazoi rezultatin në të 37’.

Në përfundim të sfidës, tekniku i bluve Mauricio Poçetino tha se sapo kishte nisur diçka speciale në ekipin e tij.

“Nuk mendoj se ky ishte një rezultat i drejtë. Mendoj se meritonim pak më shumë. Ndihemi të kënaqur, e njëkohësisht të zhgënjyer sepe donim të fitonim edhe e meritonim fitoren. Por ky është vetëm fillimi!”

Kurse tekniku i të kuqve Jurgen Klop tha se nisja ishte mjaft e mire, por në vazhdim skuadra e tij i dha mundësinë rivalëve që të riktheheshin në lojë.

Sfida tjetër e Premier Ligës midis Brendfordit dhe Totenhemit përfundoi në barazim 2-2.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article